Osmani i përgjigjet Ramës: Mandati i KFOR-it në veri, vetëm si reagues i tretë

0
Gjigandi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në çdo takim që ka pasur me aleatët e Kosovës, e ka sqaruar se mandati i KFOR-it është vetëm si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë.

Vjosa Osmani thekson se institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, krah policëve të Kosovës, në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

NATO vendosi sot që të shtojë praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë pas vrasjes së policit nga grupi serb në Banjskë.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu