Oscar 2023/ Ja kuptimi i fjongos blu që të famshmit kishin vendosur

0
Gjigandi
Mbrëmjen e kaluar në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, Kaliforni, u zhvillua ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar. Ajo u drejtua nga komediani Jimmy Kimmel.
Ndërsa çmimet Oscar sollën me vete shumë tendenca mode në tapetin e kuq, si fustanet e bardhë dhe takat e larta, ranë në sy dhe fjongot blu të vendosura nga yje si Cate Blanchett, Dolly De Leon dhe Bill Nighy. Këto fjongo nuk ishin një trend mode, por një shenjë mbështetjeje për refugjatët.
Shiritat në fjalë, një rrip i vogël pëlhure blu që shkruante #WithRefugees, të bërë nga Knotty Tie Co, ishin krijuar për fushatën #WithRefugees të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Lëvizja, e krijuar me një grup organizatash jofitimprurëse, fondacionesh, organizatash me bazë besimi, grupe rinore dhe biznese, synon të ndihmojë refugjatët ndërkombëtarë dhe të bëjë thirrje për më shumë mbështetje për ta.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu