OSBE pas takimit me partitë për reformën zgjedhore: Pati dialog mes partive

0
Gjigandi

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Këshillin e Evropës/Bashkimin Evropian dhe Institutin Demokratik Amerikan (NDI), organizoi sot një tryezë teknike të rëndësishme për reformën zgjedhore, përqendruar te financimi i partive dhe i fushatave zgjedhore.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Prezenca përkrah reformat e rëndësishme në mënyrë gjithëpërfshirëse, në partneritet të ngushtë me organizatat ndërkombëtare, duke respektuar të gjitha institucionet dhe partitë politike shqiptare, dhe në dobi të qytetarëve të Shqipërisë.
Ekspertët e OSBE/ODIHR-it, KiE/BE dhe NDI-it ndanë pikëpamjet e tyre për çështjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore me përfaqësues të shumë partive politike shqiptare, duke bërë që tryeza të sillte një shkëmbim pikëpamjesh dhe zgjidhjesh konkrete e me vlerë.
Veprimtaria lehtësoi dialogun mes të gjitha partive politike, me qëllim ndërmarrjen e hapave konkretë për përfundimin e reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të cilat kanë mbetur të patrajtuara për një kohë të gjatë.
Prezenca e çmon pjesëmarrjen e partive që u larguan nga Kuvendi, si dhe propozimet e bëra prej tyre në këtë tryezë.
Veprimtaria e sotme është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të dialogut politik, përmes ofrimit të ekspertizës teknike nga OSBE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtare, në përkrahje të reformave thelbësore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të lehtësojë tryeza, takime pune dhe konferenca të tjera për reformën zgjedhore, si edhe të ofrojë ekspertizë teknike.
Ne mbetemi të vendosur ta mbështetim Shqipërinë dhe të gjitha institucionet e saj në një dialog gjithëpërfshirës, sipas mandatit tonë në vend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu