Opozita e “kullave”/ Bardhi i tha se ka marrë 2 kate te ‘Lion Residence’, Basha: Mashtrime të dëshpëruara!

0
Gjigandi

Pas përplasjeve në seancën e Kuvendit, Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha e kanë zhvendosur debatin në distancë mes tyre, në deklaratat që kanë bërë përpara gazetarëve, ku çështja kryesore ishte akuza e ngritur nga Bardhi se Basha dhe familjarët e tij janë pronarë të dy kateve në një kullë luksoze në Tiranë.

Bardhi iu qëndroi akuzave, duke dhënë më tej dhe emrin e rezidencës ku Basha sipas tij ka blerë dy kate, e madje është marrë edhe vetë me mobilimin e tyre, bëhet fjalë për ‘Lion Rezidencë’ e cila është e ndërtuar në hyrje të liqenit Artificial.

Përveç kësaj, Bardhi tha se Basha ka shkuar në garazhin e Ilir Shtufit, pronarit të kullës 64-katëshe që pritet të ndërtohet te 9-katëshet në Tiranë, dhe i ka kërkuar atij falje.

 

Basha ka reaguar sërish me anë të një postimi në “Facebook” ku shkruan se janë mashtrime të dëshpëruara.

RonaTyra

 

Reagimi i Bashës:

Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta bëjë pis e as do ta mbajë peng Partinë Demokratike. Njerëzit e dinë mirë çfarë përfaqësojnë këta individë dhe interesave të kujt i shërbejnë. Janë të njëjtët që sot flirtojnë me atë të cilit dje i thoshin vrasës.

Sa për gënjeshtrat e fundit: Unë as nuk kam porositur kulla dhe as nuk kam marrë kate në asnjë kullë. Këto janë mashtrime të dëshpëruara, pjesë e lojës së pisët dhe të vjetër të baltosjes.

Ndërsa çështja McGonigal është kthyer në aktakuzën më të rëndë ndaj sulmeve të ulëta kundër meje prej Edi Ramës e Sali Berishë, si edhe prej kujtdo tjetër që po përdoret prej tyre. Se kush e shpëtoi Edi Ramën nga llogaridhënia për Kosovën, e pamë mirë në konferencën e djeshme të kryetarëve dhe në konsensusin për të ruajtur imazhin e Ramës.

Kaq në respekt të qytetarëve, sepse asgjë nuk pres nga ata që për hallet dhe karriket e tyre, duan të na shfokusojnë nga problemet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ashtu si padrinoja non grata e humbi luftën e shpifjeve disa vjeçare, pasi koha e nxorri të vërtetën në dritë, edhe zëdhënësin e tij të radhës e pret i njëjti fat.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu