Open/ Ilir Meta ironizon Arta Vorpsin: Ajo është e para në botë, bëri betimin te noterja

0
Gjigandi

Teksa në emisionin “Open” po trajtohet çështja për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta foli me ironi sa i takon kandidaturës së parë, Arta Vorpsin.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Arta Vorpsi është e para e nxjerrë nga KED. Pse nuk e dekretuat?”- e pyeti gazetari Robert Rakipllari.
“Ajo është e para në botë. Bëri betimin tek noterja, ajo është e para në botë. Kjo është fytyra e reformës, bashkë me Dvoranin”, tha me ironi Meta.
Më tej shtoi:
“Ilir Meta është në mbrojtje të Kushtetutës. Ata u kapën në flagrancë dhe çdo ndërkombëtar që del në mbrojtje të Dvoranit të dalë hapur dhe do të hetohet. Duke kapur Gjykatën Kushtetuese vdes shpresa për shtet të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama i ka kapur të gjitha institucionet e vendit, prokurorinë, kuvendin.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu