Olta Gixhari është një nga banoret e Big Brother Vip Albania 2.
Që nga fillimi i këtij reality show, ka qenë një nga emrat më të komentuar për shkak të sjelljes me konkurrentët e tjerë, ngacmimeve e po ashtu dhe për debatet që ka krijuar. Së fundmi ka folur për jetën personale, duke qenë se është në lidhje që një kohë dhe se nga ajo marrëdhënie ka një djalë.
Ajo u ka treguar banorëve se nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë. “Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, u shpreh ajo. Amosi ia bëri një pyetje se pse nuk je martuar ende?“ Me letra jo, jam në të zezë”, tha ma tej ajo.
Olta theksoi tutje se ai nuk e ka pasaportën dhe me këtë rast nuk mund ta ketë marrë as ajo. Aktorja e ka mbajtur të fshehtë prej vitesh identitetin e partnerit, e cila nuk e ka zbuluar akoma se kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën.