“OKB po mbyll dyert nga ajo që them unë”, Vuçiç dorëzohet para Kurtit: Serbët të nisin peticion për zgjedhje

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dorëzuar para rezistencës së qeverisë së Kosovës lidhur me mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të reja në veri.

“Unë do t’i kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt”, u shpreh ai.

Më përpara ka refuzuar kategorikisht, largimin e kryetarëve me peticion dhe kërkoi vetëm dorëheqjen e tyre.

Vuçiç shtoi se kjo duhet të bëhet në mënyrë që levat bazë të qeverisjes të jenë në duart e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Për ne është e rëndësishme që të përpiqemi të vazhdojmë dialogun edhe pse Prishtina nuk e dëshiron”, pretendoi ai.

RonaTyra

Presidenti serb foli edhe për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbahet për raportin e UNMIK-ut për Kosovën më 23 tetor.

“Ata kërkojnë mbylljen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse kanë frikë se çfarë mund të them unë”, u shpreh Vuçiç.

Ai më tej tha me bindje të plotë se ndaj Serbisë nuk do të vendosen sanksione, pas sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu