OBSH: Rrethimi i plotë i Gazës shkel ligjin ndërkombëtar, duhet të hapet një korridor humanitar

0
Gjigandi

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për një korridor humanitar në Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera.

Sipas OBSH-së, 13 sulme të nisura nga forcat e mbrojtjes së Izraelit kanë goditur objektet mjekësore në Gaza që nga fillimi i përshkallëzimit dhe se furnizimet mjekësore tashmë janë shteruar.

“OBSH bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës. Një korridor humanitar është i nevojshëm për të arritur njerëzit me furnizime mjekësore thelbësore”, tha zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic në një konferencë shtypi në Gjenevë. Sipas OKB-së, bombat izraelite goditën ndërtesa banimi dhe shkolla.

Zyra humanitare e OKB-së thotë se katër shkolla dhe tetë objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza kanë pësuar dëme që nga e shtuna. Ajo tha se pret një “mungesë të madhe” të ujit të pijshëm në Gaza për shkak të shkurtimeve të shpallura nga autoritetet izraelite.

RonaTyra

 

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu