FIFA po përballet me pyetje dhe kritika pasi kuzhinieri i famshëm Nusret Gocke, i njohur më mirë si “Salt Bae”, në një farë mënyre u fut brenda në fushë gjatë festimeve të Argjentinës, ku gjithashtu u pa duke mbajtur në duar trofeun ikonik.
Nusreti u pa gjithashtu duke kërkuar të fliste në fushën e lojës me Messin, por ai u refuzua vazhdimisht nga sulmuesi i PSG-së. Kuzhinieri i famshëm mbeti në fushë mes lojtarëve argjentinas, të cilët po festonin dhe kundërshtoi rregullat strikte të FIFA-s se kush mund të prekë trofeun e Kupës së Botës, të cilin Messi me shokë e ngritën në qiell pasi fituan me penallti ndaj Francës.
Organi drejtues i futbolli ka rregulla shumë të rrepta rreth trofeut dhe ekziston një listë shumë specifike e atyre që lejohen ta prekin atë, sipas faqes së tyre të internetit. Edhe pse mik i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Nusret Gokce, pronari i nëj zinxhiri restorantesh biftekësh, duket se bie në kundërshtim me këtë listë udhëzimesh.
Ai gjithashtu u fotografua me akreditimin zyrtar të FIFA-s ndërsa ishte në fushë të dielën në mbrëmje, megjithëse organi qeverisës nuk ka komentuar se si ndodhi kjo gjë.
Dünya’daki övgü kaynağımız, en ünlü Türk Nusret. Adam kendini evrenin merkezi sanıyor, Yalova kaymakamı mübarek. Ben utandım! pic.twitter.com/t7oVNBusnD
— Atilla Taş (@AtillaTasNet) December 19, 2022
Shumë persona të ndryshëm e kanë shtruar si pyetje këtë në rrjetet sociale në drejtim të FIFA-s, por ende nuk po marrin një përgjigje konkrete nga ky organ qeverisës.
Nusret’e yapılan yorumlara üzülüyorum. Bu adam Türkiye’nin tanıtımı için para ile ölçülemez işler yapan bir Anadolu çocuğu. Alkışlamamız gerekirken dalga konusu yapıyoruz. Hiç yakışmıyor. pic.twitter.com/7lzycPlfWi
— Ramazan Bingöl (@RamazanBingol) December 19, 2022
j.l./ dita