Numri i të vdekurve në Gaza shkon mbi 2300, Izraeli pretendon se është vrarë komandanti i lartë i Hamasit

0
Gjigandi

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 2,329 palestinezë në Gaza dhe kanë plagosur 9,714 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë siç raporton “Al Jazeera”, Izraeli pretendon se komandanti i lartë i Hamasit është vrarë.

“Ne kemi dëgjuar nga ushtria izraelite pikërisht këtë mëngjes për shënjestrimin e mbi njëqind objektivave ushtarakë brenda Gazës, duke përfshirë avionët e tyre.

Duke folur edhe për vrasjen e një komandanti të përfshirë në ato sulme të shtunën e kaluar. Ekziston një forcë e specializuar brenda Hamasit e quajtur forca Nukhba. Me sa duket ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një nga komandantët e lartë të përfshirë në një nga ato sulme”, raporton nga Tel Avivi gazetari i “Al Jazeera”, Willem Marx.

Ndërkohë, Izraeli është duke kryer përgatitje për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës të kontrolluar prej Hamasit, pasi u ka kërkuar palestinezëve që jetojnë në atë territor që të largohen në pjesën jugore, në afërsi me Egjiptin.

RonaTyra

Këshilltari izraelit për Siguri Kombëtare e ka paralajmëruar grupin militant të Libanit, Hezbollahun, që të mos nisë luftë në veri të Izraelit, duke e kërcënuar me “shkatërrim” të grupit.

Izraeli është zotuar për ta shkatërruar edhe Hamasin, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të luftëtarëve të tij një javë më parë në tokën izraelite.

Prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ushtria izraelite ka mbledhur mijëra trupa ushtarake në zonën kufitare.

“Ushtarët dhe batalionet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit janë të angazhuara në këtë shtet dhe janë në gatishmëri për fazat e ardhshme të luftës, me fokus të veçantë në operacionet tokësore”, ka thënë ushtria përmes një deklarate.

Ushtria ka përmendur se operacioni do të zhvillohet edhe nga ajri dhe deti, por pa përmendur shumë hollësi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu