Leonardo DiCaprio dhe Victoria Lamas u panë duke pritur vitin 2023 së bashku.
Ylli i “Titanic”, 48 vjeç, dhe e dashura e tij e re(e përfolur), 23 vjeç, po festonin në një jaht natën e e ndërrimit të viteve sipas “Page Six”, duke nxitur edhe më shumë thashetheme për romancë.
Pavarësisht se njerëz pranë tyre pretendojnë se janë thjesht miq, kjo shënon takimin e tyre të katërt në më pak se një muaj. DiCaprio ishte veshur casual me një bluzë të bardhë, një kapele gri dhe pantallona të errëta. Miqtë e tij Drake dhe Tobey Maguire u panë gjithashtu në jaht të shtunën.
Takimi i fundit i DiCaprio dhe Victoria vjen pasi ata u panë duke darkuar në një restorant muajin e kaluar.
Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, tha për “The Post” se ajo e kishte shumë qejf aktorin e “Wolf of Wall Street”. Por, deklaroi se ata nuk janë në një lidhje.
Gjë e cila po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme.