Nuk mori pjesë në funeralin e Peles, brazilianët ‘masakrojnë’ me komente negative Neymar

0
Gjigandi

Bota e futbollit u ndal për të nderuar Pele. Shtëpia e varrimit të “O Rei” në stadiumin e Santosit u vizitua nga shumë njerëz, tifozë të thjeshtë, por edhe ish-futbollistë dhe autoritete. Sidoqoftë, dikush nuk ishte në gjendje t’i jepte personalisht lamtumirën e fundit tri herë kampionit të botës.

Dhe kjo nuk është fare e mirë, duke pasur parasysh që po flasim për Neymar. Sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk ka marrë miratimin nga klubi për të udhëtuar drejt Brazilit. Por nëse në Francë e miratojnë mungesën e tij në homazhe, në shtëpi aspak…

Neymar canta a una festa nello stesso giorno della veglia funebre dedicata a Pelé in Brasile.

Këtë e dëshmojnë fjalitë e prezantuesit José Luiz Datena gjatë programit “Brasil Urgente”. Ka pasur shumë kritika ndaj Neymar për mospjesëmarrjen në funeralin e Peles. Prezantuesi tha se ishte i turpëruar nga mungesa e numrit 10 të kombëtares. “Po të donte të vinte, do të kishte ardhur, – tha Datena.

– Ai mund të kishte lobuar te PSG që të vinte. Ai loboi disa herë për të ardhur në festa, madje mund t’i kërkonte PSG-së leje për t’i thënë lamtumirë Peles. Unë mendoj se Neymar, si një futbollist brazilian, ishte i detyruar të vinte dhe ta shihte trupin e Peles. Ishte diçka e rëndësishme për të gjithë futbollin brazilian”.

RonaTyra

La bara di Pelé trasportata attraverso le strade di Santos e poi condotta verso il cimitero dove è avvenuta la sepoltura.

I njëjti reagim nga tifozët e Santos, ish-skuadrës së tij, të cilët nuk e kuptuan sesi mund të mungonte Neymar në një moment kaq historik si për futbollin brazilian, ashtu edhe për klubin Paulista. Neymar ishte i vetëdijshëm se mungesa e tij do të krijonte shumë polemika dhe për këtë arsye i ka kërkuar babait të tij që ta përfaqësojë në funeralin e “O Rei”.

Dhe në fakt, babai foli për mediat në vend të Neymar: “Djali im më kërkoi të isha këtu me pikëllim të thellë. Shpresoj që në vend të tij të mund t’i jap mbështetje familjes, sepse të gjithë e dimë sa e trishtueshme është të humbasësh dikë. Dhe ne nuk kemi humbur vetëm një sportist, por edhe një qytetar model. Ne kemi humbur legjendën Pele”. Natyrisht, kjo deklaratë e babait nuk do të mjaftojë për t’i qetësuar polemikat…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu