Një dramë e vërtetë u regjistrua jashtë gjykatës së Nju Jorkut, kur Donald Trump mbërriti për nisjen e procesit të tij civil, për mashtrim me bizneset e tij.
Ish-presidenti akuzohet se ka rritur vlerën financiare të bizneseve të tij në disa miliard euro, me qëllim për të siguruar hua nga bankat. Ai i mohon akuzat dhe thotë se procesi është i motivuar politikisht.
Ajo e përdori këtë fushatë për të kandiduar për guvernatore dhe dështoi. Pasi dështoi, ajo tha: tani do t’i rikthehem dosjes së Trump. Kjo është e gjitha, është një mashtrim, një shtirje”, tha Trump.
Nga ana e saj, kryeprokurorja Letishia Xhejms po kërkon vendosjen e një gjobe prej 240 milionë eurosh dhe ndalimin e ushtrimit të biznesit nga kompanitë e Trump.
“Mesazhi im është i thjeshtë: nuk ka rëndësi se sa i fuqishëm je, apo sesa para ke, askush nuk është mbi ligjin.
Është përgjegjësia, detyra dhe puna ime që ta përforcoj atë. Ligji është sa i fortë, aq edhe i brishtë dhe ne do ta shohim këtë në gjykatë”, deklaroi prokurorja.
Gjyqtari i çështjes ka konstatuar tashmë se Trump kreu mashtrim financiar në një rast, ndërsa po përballet me gjashtë akuza të tjera. Ish-kreu i shtetit nuk pritet të dëshmojë së shpejti dhe gjyqi mund të mbahet në dhjetor.
a.c./dita