Nuk jam mirë, preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ju jap një kopje! Papa Françesku shfaq probleme me shëndetin

0
Gjigandi

Papa Françesku këtë të hënë nuk e lexoi dot fjalimin e përgatitur për takimin me rabinët evropianë, duke u thënë atyre se nuk ndihej mirë me shëndet

“Mirëmëngjes. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres dhe ju falënderoj për këtë vizitë që më gëzon shumë. Por ndodh që nuk jam mirë dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ju jap një kopje”, deklaroi kreu i Vatikanit.

Papa Françesku, 86 vjeç, dukej se kishte probleme me frymëmarrjen teksa përshëndeti rabinët në fillim të takimit.

Papa iu nënshtrua një operacioni në 7 qershor për të riparuar një hernie abdominale. Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe duket se është shëruar plotësisht nga ai operacion. Ai ka zhvilluar tre udhëtime jashtë vendit që nga ndërhyrja e fundit dhe është planifikuar të shkojë në Dubai muajin e ardhshëm për samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu