Një 38 vjeçar nga Vlora u arrestua të premten pasi nuk iu bind patrullës së policisë teksa po udhëtonte me automjet. Policia njofton se 38 vjeçari lëvizte me armë në automjetin tip “Fiat”.
Ai është lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, por pasi ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka tentuar të ikë me shpejtësi dhe ka hedhur pistoletën me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga policia. Arma e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
p.c. / ABC24.AL