Njeriu i finaleve

[ad_1]

Quajeni “The final one” nëse dëshironi. Juventus-i kundër Lazio-s kërkon trofeun e parë të sezonit, dhe për ta mbyllur me triumf bardhezinjtë kanë një element më shumë, Dani Alvesin, njeriun e finaleve. Braziliani deri tani në karrierën e tij numëron plot 33 finale, duke luajtur në 29, 26 prej të cilave i ka fituar. Vërtetë një bilanc shumë i mirë sidomos nëse krahasohet me atë të Juventus-it, i cili shpesh pikërisht në finale është rrëzuar, veçanërisht në Champions League. Ja pse bardhezinjtë urojnë që skena e Romës të shërbejë si një provë e përgjithshme përpara objektivit më madhor, Cardiffit, pas katër finalesh të humbura. Juventus-i ëndërron trofeun e Champions-it të cilin Dani Alves e ka ngritur tre herë në qiell, por që në Torino mungon prej 21 vjetësh. Veç të tjerash Dani Alves zbarkoi te Juventus edhe për këtë.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *