Një tjetër zbulim i rëndësishëm në Amfiteatrin e Durrësit

0
Gjigandi

Një furrë qeramike është zbulimi më i fundit i gjetur gjatë gërmimeve që po kryhen në amfiteatrin antik të Durrësit nga ekspedita e arkeologëve italo-shqiptarë.

Arkeologia Elvana Metalla thotë se zbulimi është bërë në pjesën perëndimore të amfiteatrit, ndërsa gërmimet po thellohen më tej me qëllim zbulimin e plotë të asaj që përmban nëntoka.

Grupi i ekspeditës, i cili që prej 2004 ka pjesë të punës së tyre zbulimin e amfiteatrit po punon për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore, ndërkohë që do të vazhdojë puna më tej edhe në të tjera galeri të sitit më të rëndësishëm arkeologjik në Durrës.

Ekspedita arkeologjike ka për qëllim të nxjerrë në dritë nga nënshtresat e Amfiteatrit të ndërtuar në shekullin II të Erës Sonë të tjera dëshmi të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit.

Ndër vite ekspeditat arkeologjike kanë zbuluar faza të rëndësishme post-antike dhe struktura të sitit të rëndësishëm arkeologjik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu