Një tjetër gazetar ndërron jetë në Katar gjatë Kupës së Botës

0
Gjigandi

Pas gazetarit amerikan Grant Wahl, një tjetër pjesëtar i medias ka humbur jetën në Katar, në harkun e pak ditëve.

Siç raportohet nga mediat vendase, fotoreporteri Khalid al-Misslam i kanalit televiziv vendas “Al Kass” është gjendur i pajetë ditën e djeshme, në shkaqe ende të pashpjegueshme.

Vdekja e tij u njoftua në kanalin zyrtare në “Twitter”, të “Al Kass”. Dyshimi se diçka vërtet e çuditshme po ndodh në shkretëtirën e Katarit në Kupën e Botës fillon të forcohet.


Gazetari amerikan, Grant Wahl, ndërroi jetë në Katar, gjatë ndeshjes çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës. Lajmi u konfirmua nga Federata e Futbollit të SHBA, por edhe nga familja e tij.

48-vjeçari, i cili punonte për CBS Sports dhe Sports Illustrated, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në stadiumin Lusail në Katar. Pas një tentative për reanimim kardiopulmonar, ai u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur. Nuk dihet nëse ai ka vdekur në fushë apo gjatë transportimit për në spital.

RonaTyra

Grant Wahl, para se të ndërronte jetë deklaroi se në ndeshjen e Kupës së Botës midis SHBA-së dhe Uellsit ai u ndalua për rreth gjysmë ore pasi kishte veshur një bluzë pro-LGBTQ. Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e gazetarit.

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

Megjithatë, deri tani shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta dhe për rastin ka nisur një hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu