Një histori tronditëse nga tragjedia çame e 80 viteve më parë…

0
Gjigandi

Hajredin ISUFI

Komunikoj shpesh me telefon dhe email me studiuesin Jorgo Koçi nga Filati autori i librit “Filates”. Kolegu im është me kulturë të gjerë, një enciklopedi e vërtetë dhe arkiv i gjallë për historinë ë re te Filatit e rrethinat. Më pëlqen të komunikoj dhe të diskutoj rreth problemeve të luftës së dytë në Filat se miku im është i vërtëtë në ato që shkruan, është i paanshëm. Në një rast kur më tregonte disa detaje të marrdhënieve të mira mes dy komuniteteve, myslimanët shqiptarë me bashkëqytetarët e tyre të krishterë dhe anasjelltas jo vetëm në qytet por edhe në fshatra. Më tregoi me emra konkretë se si nga shqiptarët mysliman ashtu edhe nga të kishterët që kishin sakrifikuar në momente të vështira nga jeta e tyre në mbrojtje të njëri-tjetrit. Në mënyre të vecantë Filati dhe fshatrat nuk kanë patur asnjë konflikt mes dy komuniteteve pa përmendur këtu mosmarrveshjet personale për gjera të veçanta që pleqesia e fshatit i shuante. Në vitin 1910 Muharrem Rushitit i ishte vrarë djali nga elementë të vecantë Pleshoviciotë të krishterë. Muharremi në shenjë hakmarrje me të vetët i mbylli të gjithë në fshatin Pleshovicë duke i izoluar. Ata nuk mund të dilnin as në ara, as me bagëti. Mete Duçja me vëllezërit e tij kishin miqësi me Pleshoviciotët. Duçejtë e Filatit e paralajmëruan Muharremin që të hiqte dorë nga vendimi që kishte marrë se përndryshë Ducejtë do të binin në konflikt me Muharremin. Duçenjtë lajmëruan Pleshoviciotët që të dilnin në arë për të punuar e të ruanin bagetitë dhe gjatë gjithë kohës i kishin nën mbrojtje me armë në dorë. Muharremi u terhoq fal ndërhyrjes së parisë së fshatrave Pleshovicë dhe të Koskës.

Një ditë kolegu im ne Filat përmes bisedës më tregonte detaje interesante të marrëdhënieve mes dy komuniteteve në qytetin e Filatit dhe u ndal në një episod që m’u duk me shumë interes duke më thënë:

Ju keni njohje me Resulin se keni bërë një libër për Musa Demin. Po e takove Resulin thuaji se në shtëpinë time ruhet një karsellë që e ka lënë Musa Demi me disa sende për ti ruajtur në vitin 1944. Në fillim mendova se ai bënte shaka dhe nuk e zgajta temën e karsellës. Ditët kalonin dhe karsellën e Musa Demit e përjetova në mendjen time orë e çast. Mu duk një detaj interesant që nuk kishte lidhje me vëtë karsellën por edhe me historinë që fshihej në të. Me Jorgon komunikoj greqisht se ai më thotë se nuk di asnjë fjalë shqip. I shkrova të më dërgonte një histori të shkurtër të karsellës dhe personin që Musa Demi ja kishte lënë për ta ruajtur. Përgjigja që më erdhi ishte: Për atë karsellë më tregonte nëna ime se  Musa Demi karsellën ia kishte lënë të atit të saj, Ilia Ajelopulo që t’ia ruante pasi brenda kishte enë kuzhine. Nëna kur u plak më thoshte me shaka: Po u kujtua Resuli për karsellën të gjejmë mënyrën për tua dërguar.

 

RonaTyra

Bashkë me shënimet për historinë ë karsellës më dërgoi edhe fotografinë e prindërve të tij Mihal Kocit dhe Krisanthi që e ruajtën dhe u përkujdesën për karsellën dhe ja lanë porosi të birit Jorgos që karsellën e Musa Demit ta ruante me atë përkujdesje që ishin kujdesur prindërit e tij.

Ja edhe teksti i letrës greqisht:

Karsella me një fjalë lidhet me një ngjarje tragjike, me dramën që përjetoi popullsia çame në vjeshtën e vitit 1944. Më 22 shtator bandat e Napolon Zervës po i afroheshin portave të Filatit. Pasiguria dhe frika në familjet shqiptare u përhap si epidemi. Krimet e shëmtuara që kryen Zervistët në qytetin e Paramithisë më 26 dhe 27 qershor 1944 ndaj shqiptarëve çamë kishin tronditur jo vetëm çamët, por edhe opinionin e shëndoshë të krishterëve vendas. Momentet ishin kritike dhe duhej të vendosej pa u vonuar ose të largoheshin një orë e më parë, të arratiseshin nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre drejt kufijve shqiptarë për të shpëtuar jetën nga vdekja ose të qëndronin dhë të bëheshin pre e vrasjeve dhe e përdhunimeve. Shumica e familjeve çame, mes tyre edhe Musa Demi me familjen e tij më 22 shtator e braktisi qytetin e Filatit, shtëpitë dhe gjënë e tyre dhe me një pikëllim të thellë por edhe me shpresë se do të ktheheshin.

Me largimin në masë të familjeve çame nga Filati lidhet edhe historia e karsellës që la Musa Demi tek miku i tij. Rruga e familjeve çame drejt Shqipërisë ishte një kalvar i dhimbshëm dhe tragjik.

Ja se si e përshkruan në ditarin e tij Sereqi, një partizan i brigadës XII emigrimin e çamëve në vitin 1944.

Gjithe ditën lëviznin turma të dëshpëruara e të hutuara çamësh. Dukeshin sikur armiku po i ndiqte pas. Fëmijët dhe të moshuarit të dhimbseshin më shumë. Shkonin tre katër bashkë duke tundur kokën nga lart-poshtë e duke mërmëritur. i afrohem njërit dhe dëgjogj që thoshte nëpër dhëmbë: Bukë, bukë. Disa ishin aq të hutuar sa që dukeshin si nëpër gjumë. Befas ndalonin dhe kujtonin se u mungonte një pjestar i familjes, bërtisnin e ktheheshin prapa për të kërkuar. Shihej dyndja e një popullsie që  ishte shpërngulur me të madh e të vogël me tmerr duke marrë nga shtëpitë e tyre cfarë u kishte zënë dora. Kjo kope e madhe nuk kishte rrëmujë dhe dukej si një kope e disiplinuar që nuk dihej kush e drejtonte e kush e udhëhiqte.

Ruajtja e karselles për afro 80 vjet shpreh besimin e familjes së Mihal Kocit dhe të familjarëve të tij. Besnikëria shprehet me veprime të besueshme. Vështirë të gjesh një rast si ajo e Koçit. Karsella është një dëshmi e fortë që duhet zbardhur mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu