Në lidhje me tragjedinë e dy ditëve më parë në kanalin La Mansh, mediat britanike janë treguar tejet të rezervuara ditën e djeshme.
Sipas të dhënave të pakta që kanë dalë nga ajo ngjarje bëhet me dije se në fakt në atë gomone që desh iu mori jetën dhjetëra emigrantëve gjendeshin jo pak po edhe 12 fëmijë të mitur, të cilët kishin vendosur të mbërrinin ne Britaninë e Madhe dhe të kërkonin azil.
Po ashtu u bë me dije se mes viktimave është edhe një djalë adoleshent , por pa bërë me dije detaje të tjera që lidhen me identitetin dhe kombësinë përkatëse të secilit prej tyre. Në fakt, ajo që është e rëndësishme në gjithë atë ngjarje të trishtë, është ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare që kanë bërë të mundur ardhjen në sinjalin e dërguar nga një person i rastësishëm, i cili teksa tregoi detaje nga operacioni i shpëtimit bëri me dije se shumica prej personave që kishte shpëtuar ai ishin nga Afganistani.
Por autoritetet britanike, edhe pse prej më shumë se 4 muajsh po sulmojnë emigrantët që shkojnë nga Shqipëria, si personat më të shumtë në numër që synojnë Anglinë, nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi origjinën e personave të mbijetuar dhe as të katër të tjerëve, që fatkeqësisht nuk ia arritën t’i mbijetonin mbytjes dhe temperaturave të ftohta të ujit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në mëngjes. Dymbëdhjetë fëmijët ishin mes 39 personave që u shpëtuan nga ujërat akull të ftohta, ndërsa temperaturat kanë pësuar një ulje këtë javë. Varka po mbante më shumë se 50 persona kur situata nisi të dilte nga kontrolli.
Marina Mbretërore, marina franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjitha në një operacion të madh shpëtimi në brigjet e Kentit pasi autoritetet u alarmuan në orën 03:05 të mëngjesit të së mërkurës për një “varkë të vogël në rrezik”. Të enjten, një zëdhënës i qeverisë britanike tha se kërkimi vazhdon me “asetet ajrore për t’u siguruar që askush të mos mbetet pas”. Sipas të dhënave, autoritetet besojnë se kanë mundur të realizojnë të gjithë llojet e kërkimshpëtimit për të mundësuar gjetjen e kujtdo që mund të kishte mbetur në ujërat e ftohta të Kanalit, që prej më shumë se 9 muajsh është kthyer në autostradën e kalimit të emigrantëve në drejtim të brigjeve të Doverit në Britani.
Dy ditë më parë, u mësua se një nga personat e mbijetuar në atë ngjarje ishte edhe një djalë i ri nga veriu i vendit tonë, i cili është mbajtur nën kujdesin mjekësor dhe madje personi që i ka shërbyer ka rezultuar të jetë shqiptare, e cila edhe ka dëshmuar se ai është mirë nga ana shëndetësore, pavarësisht se ka pësuar probleme frike dhe ankthi për çfarë ka parë dhe përjetuar.
j.l./ dita