Nick Cannon bëhet baba për herë të dymbëdhjetë

0
Gjigandi

Nick Cannon dhe Alyssa Scott kanë mirëpritur një vogëlushe të re në familjen e tyre. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, vajzën Halo Marie Cannon, të mërkurën, më 14 dhjetor. E vogla është fëmija e dymbëdhjetë e Cannon dhe e treta e Scott.

Duke ndarë një video emocionale nga ardhja e vajzës së tyre në jetë vetëm një vit pas ndarjes së djalit të tyre nga neta Zen — i cili vdiq 5 muajsh pasi ishte prekur nga kanceri në tru— Scott shkroi:

“14 dhjetor 2022. Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë. Zen është në çdo frymë që marr. E di që shpirti i tij ishte me ne në dhomë atë mëngjes. E di që po na shikon nga lartë. Ai më tregon shenja çdo ditë. Unë do ta mbaj këtë kujtim përgjithmonë. Do të kujtoj tingullin e zërit të Nick që thotë “Është vajzë” dhe pamjen e gjithçkaje që kemi kaluar. Do të kujtoj zhurmën e saj duke qarë me frymën e saj të parë dhe duke ndjerë rrahjet e zemrës së saj kundër të miave.”

Përveç Zen dhe Halo, Cannon ka edhe djemtë Rise Messiah, 10 javësh dhe Golden Sagon, 5 vjeç, si dhe vajzën Powerful Queen, 23 muajshe, me modelen Brittany Bell.

Ai është gjithashtu baba i vajzës Beautiful Zeppelin, 6 javëshe dhe binjakëve Zion dhe Zillion, 18 muajsh, me Abby De La Rosa, si dhe binjakëve 11-vjeçarë Monroe dhe Moroccan me ish-gruan Mariah Carey. Ai gjithashtu ka një djal Legendary Love, 5 muajsh, me modelen Bre Tiesi dhe vajzën Onyx Ice Cole, 3 muajshe, me ish-modelen LaNisha Cole.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu