Ngërçet e muskujve, mund të jenë simptomë e kësaj sëmundjeje të rëndë

0
Gjigandi

Të gjithë ne kemi përjetuar një ngërç të paktën një herë në jetën tonë. Pavarësisht nëse na sulmoi gjatë ose pas një stërvitje, në një situatë intime ose në gjumë, vështirë se do ta harrojmë dhimbjen e ndjerë në atë situatë.

Ngërçi përkufizohet në gjuhën klinike si një spazmë, një tkurrje e pavullnetshme, e dhunshme dhe e papritur e muskulit.

Më thjesht, një ngërç mund të konsiderohet si një tkurrje e pavullnetshme e muskujve të vullnetshëm. Trupi ynë është shumë inteligjent dhe kur diçka nuk shkon, priret të na paralajmërojë me disa sinjale të sakta.

Edhe pse kjo dhimbje fizike është e padëmshme në shumicën e rasteve, në raste të tjera mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje mjaft të rëndë.

Fatkeqësisht, kanceri është një nga sëmundjet më tinëzare dhe vjen me disa simptoma mjaft të zakonshme, si ngërçet e muskujve.

RonaTyra

Kanceri shfaqet kur disa qeliza në trup rriten në mënyrë disproporcionale dhe për fat të keq, sa më shumë kalon koha, aq më shumë këto qeliza sulmojnë organet e tjera. Megjithatë, ka disa simptoma që mund t’ju ndihmojnë të zbuloni në kohë nëse vuani nga kjo sëmundje. Le të shohim se cilat:

Kur një tumor zhvillohet në trup, ai mund të sulmojë nervat dhe kështu mund të shkaktojë tkurrje të muskujve. Këto janë si spazma të vërteta, janë kontraktime të pakontrollueshme të një grupi muskujsh që është e pamundur të mos vihen re.

Për këtë arsye, nëse vini re se shpesh keni ngërçe të muskujve, duhet të kërkoni këshilla mjekësore dhe ai me siguri do të dijë se çfarë të bëjë. Zakonisht kjo simptomë shfaqet kur tumori fillon të shtypë trurin dhe në këtë mënyrë prish funksionimin normal të organit.

Njerëzit me një tumor të trurit përjetojnë simptoma të tilla si spazma e muskujve, mpirje dhe frymëmarrje të shpeshte. Përveç kësaj, mund të ketë probleme me te foluren ose vendimmarrjen. Ekziston një lloj tjetër tumori që shkakton ngërçe të muskujve dhe që prek palcën kurrizore. Nëse këto dy forma të kancerit kapen herët, ato mund të na shpëtojnë jetën.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu