Nga Ronaldo te Lukaku, ja formacioni i dështakëve në Botërorin e Katarit

0
Gjigandi

Kupa e Botës së Katarit u mbyll, duke sanksionuar fitoren e Argjentinës. Messi, më i shumëprituri, nuk zhgënjeu. Ndryshe nga ai, të tjerët u shprehën shumë më pak se mundësitë e tyre, me ekipet kombëtare respektive, që nuk arritën të bënin një rrugëtim sipas pritshmërive. “Gazzetta dello Sport” rendit 11-shen e lojtarëve që pritej shumë prej tyre, por zhgënjyen totalisht, duke i sistemuar në skemën 4-2-3-1.

Lapresse

1. Keylor Navas (Kosta Rika)

Në mes të katastrofës së Kosta Rikës, ai mban më shumë se disa përgjegjësi. Skuadra nuk e mbështeti siç duhet, u qëllua pa mëshirë nga Spanja dhe Gjermania, duke mos i lënë rrugëdalje. Ai mund të kishte bërë më mirë, si në ndeshjen kundër Japonisë.

Getty

RonaTyra

2. Niklas Sule (Gjermani)

Gjithmonë i pasigurt, edhe kur Gjermania arriti suksesin e vetëm të kompeticionit. Jemi larg nga qëndrueshmëria mbrojtëse që mund të garantonin interpretuesit e ciklit të mëparshëm. Pagoi edhe për mefshtësinë e shokëve të tjerë të repartit.

Afp

3. Jakub Kiwior (Poloni)

Gjërat e shkëlqyera të treguara deri më tani në Serie A paralajmëronin një Botëror pozitiv. Nuk ishte kështu dhe gabimet e tij ishin më të dukshme se ato të Glik. Në Katar u shfaq në vështirësi të tepruara, por të paktën e ardhmja duket rozë dhe interesimi i shumë klubeve të nivelit të lartë e konfirmon këtë.

Afp

4. Alejandro Balde (Spanjë)

Dhe të mendosh se balotazhi me Jordi Alba ishte më i hapur se sa thonë vlerat e dy lojtarëve. Botërori konfirmoi se ka ende punë për të bërë, ecuria ishte e përafërt si ndaj Gjermanisë dhe mbi të gjitha ndaj Japonisë, ku spikati si një nga më të këqijtë në fushë.

Lapresse

5. Hector Moreno (Meksikë)

Përvoja duhet ta kishte lejuar të drejtonte repartin në mënyrën më të mirë të mundshme, por përkundrazi ai luajti mjaftueshëm vetëm në barazimin 0-0 kundër Polonisë, pa e arritur atë në dy ndeshjet e tjera me Argjentinën dhe Arabinë Saudite.

Getty

6. Kevin de Bruyne (Belgjikë)

Ai duhet të ishte një nga yjet e këtij turneu, pjesë e njërës prej kombëtareve më të kuotuara për të arritur majat. Përkundrazi, ai dështoi në momentet më të rëndësishme, kur u rrezikua kalimi në 1/8 finale, raund të cilin Belgjika nuk mundi ta arrinte në mënyrë të bujshme. Është simboli i një disfate që paralajmëron ndryshime të thella në radhët e “Djajve të Kuq”.

Lapresse

7. Sergei Milinkovic-Savic

Ne jemi mësuar të vlerësojmë dominimin e tij në të dyja fazat e lojës, megjithatë nuk u pa në Katar. Në klimën e zhgënjimit të përgjithshëm që shoqëroi Serbinë deri në eliminimin qysh në fazën e grupeve, ndihet veçanërisht mefshtësia e tij. Rendimenti negativ sigurisht që do të kontribuojë në uljen e kuotimit të tij në treg.

Epa

8. Cristiano Ronaldo (Portugali)

I konfirmuar si drejtimi i sulmit portugez, pavarësisht se nuk kishte vazhdimësi te Manchester United, kontributi i tij u reduktua në një gol me penallti. Pas polemikave rreth zëvendësimit të tij kundër Koresë së Jugut, ai u ul në stol në favor të Gonçalo Ramos, i cili të paktën kundër Zvicrës e justifikoi veten me tre gola. I papeshë edhe kur Santos e dërgoi në fushë nga pankina.

Getty

9. Thomas Muller (Gjermani)

Një nga veteranët e paktë të gardës së vjetër gjermane, Muller nuk ishte në gjendje ta justifikonte praninë e tij në Katar. Ai kishte pak kthjelltësi brenda zonës së rreptësisë dhe kështu përshtypja është se e ka humbur atë ndjenjën e golit, që e kishte bërë një nga lojtarët më vendimtarë për Gjermaninë.

Getty

10. Gareth Bale (Uells)

Me kalimin e viteve ka mundur të marrë mbi supe një kombëtare modeste, me zotësi. Në Kupën e Botës së Katarit, fjalë për fjalë u zhduk. Jo vetëm inkursionet e tij ishin shumë të rralla, por si trup i shkëputur u shfaq brenda sistemit të lojës. Fati i Uellsit ishte thellësisht i lidhur me kontributin e tij, i cili në fakt nuk ekzistonte.

Afp

11. Romelu Lukaku (Belgjikë)

Faktori lehtësues i problemeve fizike është i pamohueshëm, por në dy seksionet e ndeshjes që kishte në dispozicion ndikoi negativisht, duke humbur mundësitë ndaj Kroacisë, që do ta kishte mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për Belgjikën. Ne pamë gabimet që një “makinë goli” si Lukaku nuk mund t’i bëjë absolutisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu