“Nga Mediu, shkohet te Shkëlzeni”, vargjet e të ndjerit Duka: “Dy televizione sot, me lekë gjaku”

0
Gjigandi

 

Pak muaj para se të ndahej nga jeta i ndjeri Arben Duka botonte në rubrikën e tij në DITA vargjet e mëposhtme. Sapo ishte shpallur sanksionimi amerikan për Saliun dhe ishte njoftuar rihapja e hetimeve për shpërthimin katastrofik të Gërdecit:

A e di Saliu,
bakalaro burrë,
se ajo: “Non Grata”,
nuk i hiqet kurrë!?

Lëvizja e Salës,
shpejt do mbarojë,
si një flluskë sapuni,
do të përfundojë!

E thamë dhe më sipër,
se ky palo burrë,
partinë siç ka patur,
s’e merr dot më kurrë!

RonaTyra

Hapja e Gërdecit,
s’është thjesht për Mediun,
aty xhevahire,
do ketë për Saliun!

Punishten e vdekjes,
sot plot fakte kemi,
më se Delijorgji,
e kishte Shkëlzeni!

Me lekë të përgjakur,
topi nuk e lot,
dy televizione,
i ka ngritur sot!

Ndaj ai hetim,
tani të thellohet,
duke ndjekur lekët,
në burim do shkohet!

I shkreti Trebicka,
e ndoqi mandata,
ka bërë nga zyra ime,
shumë telefonata!

Sala të mos hiqet,
si “super njeri”,
se Shkëlzeni burgun,
shumë pranë ka tani!

Dhe ky vetë që thotë,
Do rimarrë partinë,
më shumë shanse ka,
t’i japin qelinë!

Keq u katandis,
ky burrë “kaq i zoti”,
dhe më qesharak,
nga vetë Don Kishoti!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu