Nga Brazili në stolin e kombëtares shqiptare, e konfirmon agjenti i Sylvinho: Na ndajnë vetëm disa detaje të vogla

0
Gjigandi

Vetëm disa detaje e ndajnë trajnerin Brazilian nga roli i tij i ri në kombëtaren evropiane, sipas menaxherit të tij Edu Schmidt. Pa klub që prej largimit nga Corinthians, në shkurt të këtij viti, Sylvinho është afër të bërit trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Ish-lojtari prej disa ditësh ka biseduar me drejtuesit e FSHF-së dhe është afër zyrtarizimit si trajneri i ri i vendit ballkanik.

Siç mësoi GOAL, vetëm detajet e ndajnë trajnerin nga njoftimi zyrtar. Stafi menaxhues i trajnerit në fjalë, i drejtuar nga ish-lojtari Edu Schimidt, konfirmoi progresin në negociatat me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Ajo që mund të them është se jemi afër marrëveshjes me ta. Mbeten ende disa detaje për t’u zgjidhur”, – tha Edu Schmidt për GOAL. Tendenca është që palët të arrijnë një konsensus dhe Sylvinho të bëhet realisht trajneri i ri i Shqipërisë.

Sylvinho ishte më përpara trajner i Corinthians për 43 ndeshje. Rekordi i tij në këtë eksperiencë ishte 16 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje, me 42 gola të shënuar dhe 40 të pësuar. Trajneri u largua nga klubi në shkurt, pasi nuk e duroi presionin e madh nga tifozët e Corinthians për shkak të futbollit të luajtur. Më parë ai kaloi nëpër stolin e Lyon, ku drejtoi vetëm 11 ndeshje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu