Lionel Scaloni arriti majën botërore. Jo vetëm për fitimin e Kupës së Botës në Katar, por edhe sepse u zgjodh nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, Historisë dhe Statistikave (IFFHS) si trajneri më i mirë i vitit 2022 dhe me një diferencë të madhe në krahasim me pjesën tjetër.
Trajneri i Albiceleste kurorëzoi titullin e tij të tretë radhazi së bashku me Lionel Messin. Nëse liderit të ‘Scaloneta’ i mungonte diçka, ishte fitimi i një çmimi të tillë për ta bërë edhe më të pabesueshëm vitin e kaluar, në të cilin e mbajti ekipin në formë, e bëri atë më konkurrues se kurrë dhe në Katar e demonstroi në mënyrë perfekte.
Pas një pengese befasuese në fillimin e Kupës së Botës, kombëtarja argjentinase u rikuperua nga humbja 2-1 kundër Arabisë Saudite dhe kaloi një rrugë të patëmetë derisa mundi Francën me penallti në një finale emocionuese.
Në këtë kuptim, Scaloni ishte kryesuesi i renditjes me 240 pikë. Në vend të dytë dhe shumë më mbrapa ishte Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës, me 45 pikë.
Vendi i tretë shkoi për Walid Regragui, trajneri maroken që udhëhoqi ekipin e tij për të luajtur të shtatë ndeshjet e Kupës së Botës për herë të parë dhe përfundoi i katërti, pas humbjes ndaj Kroacisë. Përveç kësaj, ai u bë afrikani i parë që doli në podium në votimin e IFFHS.
Ja 10 trajnerët më të mirë të vitit 2022:
1. Lionel Scaloni (Argjentina) – 240 pikë
2. Didier Deschamps (Franca) – 45 pikë
3. Walid Regragui (Maroku) – 30 pikë
4. Zlatko Dalic (Kroacia) – 20 pikë
5. Hajime Moriyasu (Japóni) – 15 pikë
6. Louis van Gaal (Holanda) – 10 pikë
7. Gregg Berhalter (SHBA) – 10 pikë
8. Hervé Renard (Arabia Saudite) – 5 pikë
9. Tite (Brazili) – 5 pikë
10. Pablo Bento (Koreja e Jugut) – 5 pikë