Neymar tërbohet me arbitrin kryesor, e ‘skuq’ me kartonë brenda dy minutash. Për t’u harruar ndeshja e parë, pas Botërorit

0
Gjigandi

Kupa e Botës e Neymar sigurisht nuk ishte e paharrueshme, duke pasur parasysh eliminimin në 1/8 finale. Ndeshja e parë pas turneut të Katarit sigurisht që nuk shkoi më mirë, nisur nga kartoni i kuq i marrë në ndeshjen ndaj Strasburgut.

Një lojë e komplikuar për PSG-në, ku Neymar ishte një nga më të mirët. Ndeshje e klasit të lartë, por edhe dy kartonë të verdhë, që prishën gjithçka të bërë para minutës së 61-të.

Në fakt, Neymar mori një karton të verdhë për një shuplakë ndaj Thomasson (në një duel të vështirë që zgjati gjithë ndeshjen). Po kështu, braziliani mori një tjetër karton të verdhë as dy minuta më vonë për simulim në zonën e rreptësisë kundërshtare. Simulim i dukshëm nga ish-lojtari i Barcelonës dhe karton i kuq i menjëhershëm.

Braziliani tani rrezikon më shumë ndeshje skualifikimi. Jo për kartonin e kuq, por për reagimin e ashpër ndaj arbitrit kryesor Turpin, pas kartonit të dytë të verdhë brenda më pak se dy minutave.

RonaTyra

Një ndeshje e veçantë për brazilianët e PSG-së, jo vetëm për Neymar. Në fakt, pas golit, Marquinhos shkaktoi edhe autogol në portën e tij, çka i dha Strasburgut golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

PSG, gjithsesi arriti t’i marrë në shtëpi tri pikët, falë penalltisë së Mbappe në minutën e 96-të. Tani topi kalon te Lens, aktualisht -9 pikë prapa ekipit të Galtier.

Neymar tani do të detyrohet të humbasë ndeshjen e drejtpërdrejtë kundër Lens më 1 janar prej kartonit të dytë të kuq, që nga transferimi i tij te PSG. Ai i mëparshmi daton në shtator 2020, kur u përjashtua në finale me një karton të kuq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu