Neymar pas eliminimit nga Botërori, gjesti i pabesueshëm ndaj djalit të një kundërshtari

0
Gjigandi

Kjo ndodh edhe në Kupën e Botës. Dhe mbase kjo është një tjetër anë e bukur e “Katar 2022”. Pas një ndeshjeje drithëruese plot emocione mes Kroacisë dhe Brazilit, kampioni i “Selecaos”, Neymar, me gjithë zemërimin dhe zhgënjimin për eliminimin me penallti, tregoi ndjeshmërinë e tij duke injoruar rojet e sigurisë për të përshëndetur një fëmijë të veshur me fanellën e Kroacisë.

Djaloshi i vogël në fjalë ishte i biri i Ivan Perisic, futbollistit të njohur kroat. Neymar, edhe pse në kulmin e dëshpërimit, madje i përlotur për eliminimin nga Botërori, e ka dëshmoi edhe një herë se është kampion brenda dhe jashtë fushës.

Por si do te jete e ardhmja e Neymar me Brazilin? Sulmuesi, i cili dje barazoi Pele si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, la çdo derë të hapur, pavarësisht se kishte thënë në të kaluarën se “Katar 2022” do të ishte Botërori i tij i fundit:

“Unë mendoj se është keq të flas tani, sepse kam ende hidhërimin në mendje. Të them që e mbylla do të ishte e nxituar, por nuk garantoj asgjë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje. Dua ta kaloj këtë kohë duke menduar për ‘Seleção’, te mendoj për atë që dua. Nuk dua t’i mbyll dyert, por as nuk them se do të vazhdoj 100%”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu