Netanyahu emëron heroin e luftës së Libanit, si kreu i operacionit për pengjet izraelite

0
Gjigandi

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka emëruar një gjeneral në pension dhe veteran të luftës së Libanit të vitit 2006, si njeriun e plotfuqishëm që do të merret me çështjen e pengjeve dhe të humburve si pasojë e sulmit të Hammasit.

Lajmin e bën të ditur gazeta izraelite në gjuhën angleze The Times of Izrael, e cila thekson se Netanyahu emëroi Gal Hirsch, një gjeneral brigade rezervist që komandonte Divizionin e 91-të në Luftën e Dytë të Libanit të vitit 2006, si njeriun kryesor të qeverisë për qytetarët e zhdukur dhe të rrëmbyer.

Urdhri i kryeministrit thekson se të gjitha agjencitë qeveritare do të jenë nën drejtimin e tij për këtë çështje. Pra askush nuk mund të negociojë apo të sulmojë për pengjet pa urdhrin e njësisë speciale ad hoc. Kjo është në fakt një traditë e njohur e shtetit izraelit, i cili në çdo kohë krize krijon struktura të përkohshme ku përfshin, jo vetëm njerëzit që janë në institucione, por edhe ekspertë të njohur me kontribute në vend, që janë në pension apo edhe në jetën civile. Gjenerali Gal Hirsch ka kohë që është përfshirë në jetën politike, jo si një aktor direkt, por si një analist televiziv për çështjet e sigurisë. Pozicioni ka qenë bosh vitin e kaluar pasi zyrtari i fundit në këtë post, Yaron Blum, njoftoi dorëheqjen.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu