“Nëse mundni Juven dhe Milanin…”, Berlusconi: Do t’ju sjell një autobus me prostituta

0
Gjigandi

Pronari i klubit të Serisë A, Monza, Silvio Berlusconi, tashmë 86 vjeç, u bëri një premtim të pazakontë dhe të pacipë lojtarëve të tij në darkën e Krishtlindjes.

Rezultatet në fushë dhe evolucioni i lojës që kur Raffaele Palladino mori drejtimin e ka ndryshuar rrjedhën e skuadrës, e cila është 9 pikë mbi zonën rënien, për të ridimensionuar “objektivat” e klubit. Ose kështu kuptohet pas fjalimit të “Kavalierit”.

Berlusconi mori mikrofonin, lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga skuadra U-19, pasi shkarkoi Giovanni Stroppan në shtator, dhe bëri që salla shpërthente në të qeshura me batutat e tij.

“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. dhe, nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta”, tha ai, sipas një video të raportuar nga gazeta ‘La Repubblica’.

RonaTyra

Lideri konservator nuk e ka transmetuar këtë fragment të fjalimit të tij në rrjetet e tij sociale, megjithatë videoja është shpërndarë tashmë kudo nëpër media.

Silvio Berlusconi ka qenë i përfshirë gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë politike në të gjitha llojet e skandaleve seksiste, disa prej të cilave kanë çuar në çështje gjyqësore, të tilla si festat që ai organizoi në rezidencën e tij në Milano.

j.l./ dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu