Nënshkruhet në Bruksel rinovimi i marrëveshjes BE – NATO

0
Gjigandi

Bashkimi Europian dhe NATO nënshkruan të martën në Bruksel, selinë e të dy organizatave, një deklaratë të partneritetit që do të përcaktojë bashkëpunimin mes tyre gjatë viteve në vijim.

Kjo është Deklarata e Tretë e Përbashkët e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit në selinë e Aleancës morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Në konferencën e mëvonshme për shtyp, Stoltenberg tha se aleanca ishte e vendosur për të çuar bashkëpunimin me BE-në në një tjetër nivel. Udhëheqësi i NATO-s theksoi gjithashtu se përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të prishur marrëdhëniet midis shteteve perëndimore ka dështuar.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu