Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga vjedhja që nënë e bir kishin bërë në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, ku gruaja kishte punuar si punonjëse mirëmbajtjeje.
Sipas Policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400.000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R.D. dhe H.D., nisur nga dyshimet e krijuara mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
j.l./ dita