Në Montreal eventi dedikuar Vjosës, IUCN certifikon punën për shpalljen ‘Park Kombëtar’

0
Gjigandi

Procesi i studimit të shpalljes së lumit Vjosa si “Park Kombëtar” është certifikuar nga IUCN – Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Ceremonia është zhvilluar në Montreal të Kanadasë, gjatë Samitit Ndërkombëtar të Biodiversitetit COP15, ku kanë marrë pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane Patagonia Ryan Gellert, zëvendësministri i Mjedisit i Greqisë Georgios Amyras, si edhe përfaqësues të IUCN, ministra mjedisi dhe përfaqësues të organizatave.

“Krenare që i gjithë procesi është kryer sipas standardeve të përcaktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Vjosa është mirëfilltazi një laborator natyror. Prej vitesh studiues dhe shkencëtarë studiojnë Vjosën, dinamikën e saj. Ka qenë një proces i vështirë, por ia dolëm. Faza e parë e këtij procesi ka përfunduar tashmë, dhe në janar 2023 nisim procedurat ligjore në qeveri për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar” sipas standardeve të IUCN”, ka thënë Kumbaro.

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi se pas takimit të kryeministri Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, edhe pjesa fillestare e lumit që buron në Greqi, i quajtur Aos, do të ndjekë të njëjtën rrugë për të krijuar kështu një park ndërkufitar mes dy vendeve. Ky zotim u konfirmua gjatë eventit edhe nga zëvendësministri grek i mjedisit Georgios Amyras.

Drejtori Ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert u shpreh entuziast për punën voluminoze që është bërë brenda një viti, duke realizuar një kauzë ndërkombëtare, siç është mbrojtja e lumit të fundit të egër në Europë. Në eventin e organizuar në Montreal në kuadër të COP15, ishin gjithashtu të pranishëm Tracy Farrell, Drejtoreshë e IUCN për Amerikën Veriore, Boris Erg, Drejtor i IUCN për Europën, James Hardcastle, drejtues i zonave të mbrojtura në IUCN, David Gadsden, drejtor i ESRI dhe shumë përfaqësues të tjerë, pjesëmarrës në COP15.

Puna për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar nisi zyrtarisht në muajin qershor, pas marrëveshjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe kompanisë Patagonia, proces i koordinuar nga Koordinatorja Kombëtare Adelina Greca dhe Koordinatori Ndërkombëtar Andrej Sovinc, duke ngritur një grup prej 30 ekspertësh vendas dhe të huaj nga të gjitha fushat si eko-turizmi, planifikimi dhe menaxhimi i parkut, financimi i qëndrueshëm, legjislacioni mjedisor, komunikimi dhe promovimi, si dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu