Luizi nuk ka pritur më shumë se mëngjesi i parë në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2, për të ngacmuar banoren e parë.
Zhaklina Gjolla është zgjuar nga kamperi duke dëgjuar komplimente, që erdhën nga këngëtari. Luizi: Si je? Zhaklina: Si të jem? Luizi: O zot i madh, edhe dielli duket më i bukur kur bie te ti dhe reflekton në rulot. Zhaklina: Faleminderit! Luizi: Nuk e kisha seriozisht, por meqë dhe këtë buzëqeshje e meriton. Më bëre të ndërroj mendje, ta them edhe njëherë. Edhe dielli kur bie te ti…
Ky moment i hapi më pas rrugë bisedës së mëtejshme mes dy banorëve.
Zhaklina duhet të qëndrojë në kamper bashkë me Ronaldo Sharkën, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve, deri në një njoftim të dytë nga “Vëllai i Madh”.