Qyteti zviceran i Davosit ku janë mbledhur liderët botërorë dhe manjatët e biznesit në forumin që njihet me emrin e qytetit, është shndërruar për momentin në minierë ari për prostitutat.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, kërkesa për shërbime seksuale është rritur nga viti në vit.
Një prej punonjëseve të seksit, Liana, ka treguar se është detyruar që të vishet me veshje biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mesin e drejtuesve.
Ajo tregoi se shkon çdo vit në këtë organizim dhe paguhet 700 € ora ose 2,300 € për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit.
36-vjeçara tregoi se po qëndron në një hotel pranë Davos gjatë samitit, por nuk pranoi të tregojë se cilët janë klientët me ndikim.
Në vitin 2020, një hetim nga The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin në Davos për samitin sipas një oficeri policie zvicerane.