Në 80-vjetorin e mjekut Isuf Kalo: “Kur zemra shëron çdo sëmundje që buron nga ligësia e njeriut”

0
Gjigandi

Bashkim Qeli*

Botuar në DITA

                                               

“Të jesh njeri do të thotë, jo vetëm të kesh dituri, por edhe të bësh për brezat e ardhshëm, atë që kanë bërë paraardhësit  për ne.”

G. Lihtenberg

RonaTyra

 

Jeta është një pasuri e çmuar,  shumëvlerash, për kontribute personale e shoqërore. Ka plotë intelektual, që jetën e menaxhojnë për interesa personale dhe që i takojnë vetëm familjes së tyre. Por  ka edhe të tjerë, që pasurinë e tyre intelktuale e vënë në shërbimi të shoqërisë për t’i kontribuar asaj drejtë përparimit. Profesor Dr. Isuf Kalo mjek endokrinolog e diabetolog,  është ndër ata intelektual, që diellin e ka parë si burim energjie jo thjeshtë për të ngrohur oborrin e tij familjar, por për të ngrohur e ndriçuar të gjithë shoqërinë shqiptare.  Intelektualët si Profesor Isufi nuk e shpërdorjnë jetën për të përfituar  për interesa personale por e përdorin atë në shërbimi të kurimit të  njerëzimit.  Për Isuf Kalon 18 dhjetori është një ditë e bekuar urimi , i cili mbush 80 vjeç.

Ai lindi në Luzat të Tepelenës, prindërit e tij, Remziu dhe Nane Koçi ishin nga Luzati, një fshat i bukur e piktoresk i bekuar nga natyra, në shpat mali, në bregun e majtë të lumit Drinos dhe Vjosës me Ujin e Ftohtë dhe gurrën e Bambullit. Dhe bukurinë ia japin njerëzit e tij të penës, pushkës dhe punës, një fshat idëgjuar që në shekullin e XV, kur nuk iu  bindën sundimtarëve turq, të cilët e quajtën “fshat rebel dhe i pabindur”.

Isufi është një  emblemë e Labërisë, Tepelenës dhe më gjerë  dhe një nga bijtë e shquar të kësaj krahine, që ka lartësuar emrin e Labërisë dhe në veçanti Luzatit vendlindja e tij. Ai me punën e tij vetëmohuese, ka hyrë në elitën intelektuale të vendit. Intelektual si Isufi nuk e shpërdorojnë jetën, për të përfituar për interesa personale, por e përdorin atë për ti shërbyer sa më mirë pacientëve për tu shpëtuar jetën. Ai është një specialist i aftë e zoti në fushën e mjeksisë, që e kalon stekën e kohës. Ai është simboli i mjekut model, që flet pak dhe bënë punë shumë dhe s’ka fituar asgjë prej investimit të tij intelektual.  Tërë jetën e tij e ka jetuar më dinjitet, personalitet, në çdo vend pune deri në majat e mjekësisë shqiptare dhe atë botërore.  Qetësia shpirtërore, që pas shëndetit fizik është elementi kryesor për njeriun, ai e ka siguruar në mjedisin e shëndosh familjar. Burimin e lumturisë  dhe paqes shpirtërore, ai e ka gjetur  te puna pasionante për të komunikuar dhe shërbyer njerëzimit si mjek.

Raporti midis të mirës e të keqes brenda vetëdijes së tij, ka ditur ti ndajë si nga ana morale dhe intelektuale, Nuk është tunduar nga pasuria, se e dinte fare mirë se atë mund ta humbasësh  një ditë, ndërsa emri dhe lavdia nuk vdesin kurrë, trashëgohen në breza. Emri dhe lavdia  nuk vinë rastësisht.  Ato janë bilanci i një rruge të gjatë, plot punë, mund e  përpjekje. Njeriu vlen për atë, që mund të gjykohet nga personaliteti dhe vepra që lë pas, edhe pse në moshë të tretë energjitë intelektuale  nuk kanë shteruar.

Profesor Isufi, i ka ngjitur shkallët e shkencë mjekësore duke kombinuar  dhe vënë në garë brenda vetes studimin me eksperimentimin shkencor. Veprimtaria e tij shkencore ka qënë shumë e pasur nëpërmjet referimeve në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ai është përfshirë në disa forume me aktivitet shkencor me studime dhe ka marrë pjesë dhe ka drejtuar shume sesione, simpoziume  e konfëerenca shkencore kombëtare ndërkombëtare. Me punën e tij krijuese, është autor e bashkautor në disa botime në fushën e mjekësisë sidomos në atë endokrinologjisë dhe diabetologjisë. Kontributi i tij shkencor sëhtë i larmishëm, duke qënë pjesëmarrës si autor e bashkautor në shumë artikuj të publikuar në revista e buletine shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka një karrier të pasur edhe në fushën e arsimit mjeksor. Atë e gjen si pedagog  në mësimdhënie në fakultetin e mjekësisë dhe shef katedre të sëmundjeve endoktrine si udhëheqës shkencor i doktoraturave si dhe reçesent  dhe oppnent i shumë punimeve shkencore  në fushën endoktrine e diabetit.  Ai ka ndihmuar shumë koleg të rinj për tu orientuar e afirmuar në fushën e shkencës mjeksore e sidomos  në atë të endokrinologjië dhe diabetologjisë. Shkallët e shkencës i ngjitur me vullnet e punë këmbëngulse pa pasur asnjë përkrahje politike apo shoqërore.

Doktor Isufi ka qënë gjithmonë vetvetja në çdo kohë, ka një individualitet superior i shprehur nëpërmjet punës pa pretendime për tu dukur. Pasuria më e madhe e tij është personaliteti njerëzor dhe sjellja e kulturuar me njerëzit. Dituria intelektuale dhe profesionale janë velloja  e artë, që ia zbukurojnë personalitetin e tij shoqëror  brend dhe jashtë vendit. Postët e larta, përfitimet hierakike, priviligjet e pushtetit nuk e kanë larguar nga burimi i brendshëm i qetësisë, që e ka gjetur në familje dhe shoqëri. Është i dashur me të vërtetën  dhe i rreptë me padrejtësinë. Nuk  ka bërë kompromis me karakterin e tij dhe i ka qëndruar  përballë përfitimeve e të mirave material tepër tunduese. Ai është i paisur me dhunti shpirtërore të atillë, që e bejnë të lumtur kur dhuron lumturi tek të tjerët. Pasuria shpirtërore, është pasuria më e madhe,  që bënë dallimin mes njerëzve. Lumturinë e vet, veç të tjerash e sheh të përfshirë te ushtrimi i profesionit për t’u shërbyer sa më mirë pacientëve dhe me përkushtim. Lumturia për njeriun, është e lidhur me botën shpirtërore të individit, se si koncepton dhe çfar pretendime ka për jetën. Njerëzit me ndjenja të mëdha shoirtërore, dhe me aftësi të mëdha profesionale janë të ndjeshëm dhe shumë human në shoqëri.

Ai i si mjek në punën e tij, i  ka qëndrua besnik betimit të Hipokrati dhe e ka pasur busull në punën e përditshme të tij. Isufi ka një botë të pasur shpirtërore  intelektuale, që rrezaton ëmbëlsi, mirësi e dashuri. Ai ka një zemër të madhe, që shëron çdo sëmundje që buron nga ligësia e njeriut. Është një mjek sa human aq edhe vlerësues e nderues ndaj njerëzve që kanë karakter të fortë dhe vlera intelektuale e humane. Nderimin dhe vlerësimin për shokët, miqte dhe bashkëfshatarët i ka cilësi morale të trashqëguara nga tabani familjar.Në shoqërinë e sotme, njeriu sheh deri të pragu i interesave të ngushta, ku zilia dhe urrejtia sundojnë në jeten e përditshme, tek Isufi nuk kanë gjetur shtrat në karakterin e tij. Ai e ka gjetur veten tek e vërteta, e drejta, dituria, mirëkuptimi, inteligjenca, shpirtmadhësia dhe bashkëpunimi me njerëzit.

***

Përpara se të vijoj më tej, për arritjet e tij në fushën e mjekësisë, ia vlen të shpreh  disa konsiderata për Prof.Dr. Isuf Kalon si bashkëfashatarin tim të nderuar e të respektuar, mjekun e famshëm shqiptar. Është e pabesueshme se si te ai kombinohen në një tiparet njerëzore si karakteri pozitiv, energjia pozitive dhe për të gjitha ato që bënë, pa dyshim është edhe një mik shumë i mirë për këdo, profesionist i jashtëzakonshëm në fushën e vet dhe njohës shumë i mirë  edukimit të lartë mjekësor. Këto cilësi e kanë mundësuar atij, që të mbajë lidhje me shumë personalitete të mjekësisë brenda dhe jashtë shtetit, me shumë shokë e miq e dashamirës të tij. Isufi mbanë lidhje të ngushta me vendlindjen e tij dhe u është gjendur pranë atyre kur kan pasur nevojë, jo vetëm fshatit të tij, por edhe trevës së Tepelenës.

***

Prof. Dr. Isufi pas mbarimit te fakultetit të Mjeksisë, u specializua për në fushën e endokrinologji dhe diabetologji. Ai është ndër themeluesit dhe novatorëte këtij specialiteti në në Shqipëri. Disa vjetë ka drejtuar Katedrën dhe shërbimin e Sëmundjeve Endokrine në Fakultein e Mjksisë dhe Spitalin Universitar të Tiranës (sot Nënë Tereza). Është Doktor iShkencave Mjeksore, Profesor dhe i lauruar me titullin “ Punonjës IiShquar i Shkensës Shqiptare”. Si anëtar themelues i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencës. Është mjeku i parë shqiptar në stafin permanent  të Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kopenhagen si drejtues i programit europian për diabetin  dhe i Departamentit  të cilësisë të Sistemeve Shëndetësore ne Europë.

Ai është themeluesi i Qendrës tonë Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit  të Institucioneve  Shëndetësore . Ka qenë konsulent i Bankës Botërore në projektet shëndetësore, konsulent i pesë Ministrave të Shëndetësisë, lektor në universitetin e Dubrovnikut, ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për programin e diabetit. Ai ka qenë Drejtor Rajonal  për cilësinë e Sistemeve  Shëndetësore për Eupropën. Ai ka themeluar shoqatat mjekësore “Hypokrtai” dhe “Jete dhe Shëndet”. Është autor i shumë veprave në shtypin mjekësor vendas dhe të huaj dhe “Anëtar Nderi” në shoqata mjekësore ndërkombëtare si dhe të vendeve të veçanta të Europës. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj shkëncor dhe shumë artikuj publicistikë, intervista në shtypin e përditshëm periodik si dhe ka marrë pjesë, në shumë emisione në kanalet televizive për problemet e shëndetësisë. Për veprimtarinë, rolin, përkushitimin e tij dhe kontributet e shquara në fushën e mjekësisë është nderuar me titullin, Dekorata “Punonjës i Shkencës”. Me Urdhrin e Punës klasi i Parë, dhe Klasi  i Dytë,” “ Mirënjohje e Shoqarës Labëria Nderi Kombit” , “Qytetar Nderi i Tepelenës”

Eshtë e pamundur, që në një shkrim për jubileun e 80 vjetorit të lindjes të shkruhet gjithçka për jeten dhe veprën e Isuf Kalos. Ai meriton me shume. Për jetën e prof. Kalos veprimtarinë, kontributet e dhëna në fushën e mjekësisë, përkushtimin e tij për sëmundjet endokrine dhe diabetit mundë të shkruhen ndoshta me mijra faqe, sepse ai ka një jetë aktive mbi 50 vjetë .

PROFESOR ISUFI E GËZOFSHI 80 VJETORIN E LINDJES, JETE TË GJATË TË SHËNDETSHME DHETË MBRË !

BASHKIM QELI

Studiues

Në vijim është letra e Drejtorit të OBSH-së që i ka dërguar Prof. Isufit me rastin e daljes në pension.

Kopenhagen 10 Dhjetor 2004

 

LETËR E DREJTORIT TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHENDETËSISE PËR EVROPEN, OBSH -EURO

 

I dashur Isuf

Me rastin e daljes tuaj në pension nga Organizata jonë me 31 Dhjetor 2004 dëshiroj t’ju shpreh vlerësimet e mia të sinqerta për punën e ndershme me plot pasion që ju keni kryer në emër të Organizatës tonë që nga viti 1991, kur u bashkove me ne.

Gjatë shërbimit të gjatë dhe të shumanshëm në Organizatën tonë, ti munde të krijosh në saj të përkushtimit, integritetit dhe aftësive profesionale të tuaja, simpati dhe e reputacion të gjerë në mesin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tu. Këto cilësi të kombinuara me njohuritë e thella, dhe eksperiencën e çmuar profesionale që pate  grumbulluar gjatë viteve të shumta pune, kanë kontribuuar në mënyrë sinjifikative në veprimtarinë e Organizatës tonë.

Kur ju u bashkuat së pari me ne, veprimtaria jote u fokusua në Programin Evropian për Diabetin Mellitus ku ju ndihmuat vendet anëtare të OBSH veçanërisht ato te shteteve te reja independente të Evropes në implementimin e deklaratës e St Vincent si dhe ne formulimin e programeve nacionale, rajonale dhe lokale të tyre për diabetin.

Akoma më i rëndësishëm që roli yt në postin aktual të  drejtorit rajonal për Cilësinë e Sistemeve Shëndetësore ku ju e zgjeruat perspektiven e  zhvillimit të cilësisë në sistemet shëndetësore, duke e gërshetuar ateë me  aspekte të reja të formulimit të politikave nacionale për cilësinë, të vlerësimit të teknologjisë shëndetësore, formulimit të udhërrëfyesit klinik të praktikës më të mirë, akreditimin e institucioneve shëndetësore, krijimin e standardeve të cilësisë, licensimin dhe duke ruajtur bashkë me të gjitha këto fokusin në aspektin fundamental të fuqizimit të rolit të pacientëve për të drejtat dhe obligimet e tyre ndaj sistemeve shëndetësore.

Ju do u mungoni dëshpërimisht kolegëve dhe miqve të tu në organizatën tonë.

Unë ju uroj  çdo sukses kudo që do  të ndodheni, me të fala të ngrohta të përzemërta për shendet dhe lumturi në të ardhmen.

Juaji sinqerisht

Dr Mark Danzon

Drejtor i OBSH për Evropën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu