Ndryshime në skemën e pensioneve, propozohet një kolonë hibride e detyruar mes shtetit dhe privatit

0
Gjigandi

Skema e pensioneve në vend mund të pësojë ndryshime.
Një projektligj i depozituar në Kuvend nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, synon që t’i shtojë një kolonë të tretë sistemit aktual. Nga vetëm shtetëror dhe privat, skema do të përmbajë edhe pensionin e detyruar, një kombinim mes shtetit dhe privatit.

“E ka Kosova, e ka RMV, e KA Europa prej vitesh me radhë. Kolona e dytë i themi ne. Ose kolona e privatit me detyrim. Maqedonia e Veriut e ka në nivelin 8 për qind të pagës e cila kalon në një fond pensioni”, deklaroi kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës Elvis Ponari.

Sipas parashikimeve në relacionin e projekt-ligjit, kjo do të thotë që një shqiptar në marrëdhënie pune, mund të marrë tre pagesa: veç sigurimeve shoqërore të mbuluara nga punëdhënësi, ai paguan gjysmën e kuotës së parave të përcaktuar në skemën e pensionit privat të detyruar, përfshirë edhe sistemin vullnetar, në moshën e daljes në pension.

“Duke pasur ne të tre këto ligjet, ti do tw marrësh 20 për qind nga shteti, pra 200 euro, 20%-40% nga varësia fashe jote e rrogës dhe 20-40% nëse ti ke shfrytëzuar maksimalisht skemën e pensionit privat”, tha Ponari.

Veç përafrimit me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian, futja e një kolone tjetër në skemën aktuale shihet nga aktorë të tregut të sigurimit si mënyra e vetme për të shpëtuar sistemin aktual të pensioneve të zhytur në deficit.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu