Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur ditën e sotme Afganistanin perëndimor, sipas Shërbimit Gjeologjik dhe Sizmologjik të SHBA.
Në të njëjtën zonë më shumë se 2000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë kanë vdekur tashmë nga një tërmet po aq i fuqishëm, që goditi vendin disa ditë më parë.
Tërmeti, në një thellësi relativisht të cekët, u regjistrua rreth orës 05:10 me orën lokale, me epiqendrën pothuajse 30 kilometra nga qyteti i Heratit, sipas të dhënave të USGS, shkruajnë mediat e huaja.
Qendra Gjeoshkenca Gjermane Kërkimore (GFZ) gjithashtu raportoi se regjistroi një tërmet me magnitudë 6.3 në veriperëndim të Afganistanit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ende nuk është raportuar nëse ka viktima ose të plagosur.
A 6.3-magnitude earthquake strikes western Afghanistan, occurring just days after a similar quake claimed the lives of nearly 3,000 people.#earthquake_in_Afghanistan #earthquakes #Afghanistan #AfghanistanEarthquake #AfghanRefugees #Earthquake pic.twitter.com/NC81Mo4en8
— know the Unknown (@imurpartha) October 11, 2023
j.l./ ABC24.AL