TIRANE -Ndeshja e futbollit kthehet në betejë boksi. Episodent e dhunshme u shënuan në ndeshjen e javës së 11-të të Kategorisë së Parë midis Burrelit dhe Korabit.
Lojtarët dhe stafet e dy skuadrave janë përleshur mes tyre, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga vendasit në dëm të lojtarëve të Korabit.
Situata degradoi aq sa në fushë u desh të hynin dhe forcat e rendit, teksa disa lojtarë mbetën të gjakosur.
Në pamjet më poshtë duket qartë se disa lojtarë janë fashuar, teksa tifozët vendës nuk ngurojnë të ofendojnë futbollistët.