Ndërron jetë nobelisti Martti Ahtisaari, mbi planin e hartuar prej tij u shpall pavarësia e Kosovës

0
Gjigandi

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në Helsinki, njoftoi Presidenca finlandeze.

Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës.

Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe më 2008 për shkak të kontributit të tij për dhënien e konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.

Ahtisaari ishte tërhequr nga skena publike dhe politike më 2021, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzhajmerit.

RonaTyra

Ai ishte president i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000. / REL

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu