Ndarja nga jeta e Mihajlovic, dy vajzat përlotin rrjetin: Zemra u thye, shpirti na u tha…

0
Gjigandi

“Zemra ime është thyer sot, është copëtuar. Më është tharë shpirti dhe nuk mund të vazhdoj të flas për super heroin tim, për babin tim, për ty Sinisha Mihajlovic. Më dhemb shumë, shumë”. Këto janë fjalët me të cilat Virxhinia Mihajlovic flet për babain e saj, i cili vdiq dje, në moshën 53-vjeçare, përmes një mesazhi në Instagram.

“Është e vështirë, babi. Është shumë e vështirë. Në këtë moment vuajtjeje të pamasë, kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Jo çdo përqafim ishte si i yti. Përzier me parfumin tënd, i cili, si shpirti yt, ka mbetur mbi ty. Dhe kushdo që të njeh e di për çfarë e kam fjalën”, – vijon vajza e ish-futbollistit dhe trajnerit të shquar serb.

Duke prekur kujtimin e babait Sinisa, mesazhi vazhdon më tej: “E pamundur t’i pranoj të gjitha këto, por e gjej forcën në dashurinë e pamasë që më ke dhënë në këto vite të jetës së përbashkët. Kjo do të më shoqërojë për të gjithë ditët e mia. Të falënderoj për këto vite në të cilat më dhe gjithçka, gjithçka mund t’i kishte dhënë një baba vajzës së tij, me të vërtetë shumë më tepër.

Ti më doje pa masë, me gjithë forcen që kishe. Më mbrojtjenga çdo gjë, nga të gjithë dhe nga gjithçka. Ti ishe shumë, shumë për mua, shumë për ne. Të dua babi, përgjithmonë, gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë! Do të ulëras çdo ditë, e bindur se klithma ime do të arrijë deri atje të ty. Nuk do të jemi kurrë larg. Lamtumirë babi, dashuria ime e madhe dhe e pamasë! Më premto se do të dëgjosh, kam akoma shumë nevojë për ty”.

Edhe motra e saj, Viktorija, e kujtoi babain e ndjerë duke postuar në Instagram vargjet e një poezie të Eugenio Montale: “Zbrita duke të dhënë krahun tim, të paktën një milion shkallë dhe tani që nuk je aty, çdo hap është bosh. Dhe kështu udhëtimi ynë i gjatë ishte i shkurtër.

RonaTyra

I imi vazhdon akoma, dhe nuk kam më nevojë për rastësitë, rezervat, kurthet, poshtërimet e atyre që besojnë se realiteti është ai që shihni”. Dhe pastaj lamtumira prekëse: “Të dua me gjithë zemër babi, shpirti i pastër, i rrallë, krenaria e jetës sime, heroi im, dashuria ime E MADHE. Kudo që të jesh, do të të dua deri atje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu