Ndahet nga jeta Kurt Kola, ish-kryetari i të përndjekurve politikë/ Flet djali: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë

0
Gjigandi

Kurt Kola, ish-i përndjekur politik dhe ish -Kryetari i Partisë “Rruga e Lirisë”, ka humbur jetën për shkak të pasojave nga Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Bilal Kola, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se i ati u nda nga jeta më 29 janar.

“Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale”, shkruan i biri. Kurt Kola u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare.

POSTIMI I TE BIRIT

Te nderuar Miq,

Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.

RonaTyra

Kurt Kola lindi më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit.

Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte përfaqësues i lartë i partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik.

Kur Kola është gjithashtu autor i librit ‘Në Shqipërinë burg’. Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg”, është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik, të familjes së Bilal Kolës Senior dhe i të gjithë parësisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë Tradicionale.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu