Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, vlerësohen autorët që spikatën në vitin 2021

0
Gjigandi

Çfarë do të mund të bënim pa shkrimtarët? Në një mbrëmje të mbajtur në hollin e Akademisë së Arteve, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nderuar me çmime autorët, shkrimtarët dhe përkthyesit të cilët kanë spikatur në fushën e letrave për vitin 2021.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli u ndal tek rëndësia e këtij momenti, që merr kohë për të vlerësuar figurat e letërsisë.

Teksa, ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj përshëndetëse u ndal tek sfida, e të lexuarit në gjuhën shqipe në ditët e sotme.

Në këtë edicion, çmimin për romanin më të mirë të vitit e rrëmbeu Agron Tufa me “Ngjizjen e papërlyeme’’, një libër që gërsheton fantastiken me groteskun përmes një rrëfimi mjeshtëror.

Vëllimi më i mirë me tregime i vitit shkoi për Durim Tacin teksa vëllimi më i mirë poetik iu dha shkrimtarit Visar Zhiti me librin ‘’Dorëshkrimet e burgut’’,  çmimi u tërhoq nga Andreas Dushi, i cili lexoi edhe fjalën përshëndetëse të Zhitit.

RonaTyra

Me çmime u nderuan edhe Anila Kadija për librin më të mirë për fëmijë, Saverina Pasho për përkthimin më të mirë dhe Persida Asllani për veprën më të mirë studimore.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu