Mungesë të dokumentacioneve, AKU gjobit një tjetër biznes!

0
Gjigandi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur një tjetër biznes, oas kontrolleve në një magazinë ushqimore.

AKU bën me dije se gjatë kontrolleve biznesi plotësonte kushtet higjieno-sanitare, por kishte mangësi në dokumentacione. Për pasojë biznesi është ndëshkuar me gjobë prej 100 mijë lekë të rinj dhe duhet të kthejë tek subjekti produktin që kishte marrë për furnizim.

“AKU ndëshkon një tjetër subjekt për mungesë dokumentacioni. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të Planit të Monitorimit për produktin “miell” ka ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore. Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë inspektoi subjektin me aktivitet “magazinë ushqimore”, ku konstatoi se kishte kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, por kishte mangësi në dokumentacion në lidhje me gjurmueshmërinë për produktin “miell”.

Për ketë shkelje të evidentuar është marrë masa administrative në vlerën e 100’000 lekëve dhe i është lënë detyrë ta kthejë produktin tek subjekti nga është furnizuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon inspektimet dhe monitorimet në garantim e sigurisë ushqimore.

Siguria ushqimore çështje e të gjithëve!

RonaTyra

#bashkëpërsigurinëushqimore” , njofton AKU.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu