Moti i keq në SHBA shkakton 60 viktima, anulohen mbi 15 mijë fluturime që nga e premtja

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë goditur nga një mot i keq, ndërsa deri më tani janë shkaktuar 60 viktima. Të paktën vetëm 28 persona kanë ndërruar jetë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, vendi më i goditur nga stuhia.

Një zyrtar shtetëror tha se disa qytetarë ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë, pas stuhisë, të cilët e kanë cilësuar si më të keqen që kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre. Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një mbështetje emergjente për shtetin e Nju Jorkut.

“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Shumica e viktimave kanë ndërruar jetë nga problemet e zemrës, ndërsa disa të tjerë u gjetën të vdekur në makinat e tyre. Guvernatorja e Buffalo Kathy Hochul Buffalo tha se “Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse.” Ajo shtoi se shumë ambulanca nuk kishin mundur të arrinin në zonat më të goditura nga stuhia ose kishin ngecur në dëborë vetë.

Gjatë fundjavës rreth 250 mijë shtëpi dhe biznese patën ndërprerje të energjisë. Për shkak të stuhisë janë anuluar më shumë se 15 mijë fluturime, 5,000 fluturime u anuluan të premten, më shumë se 3,400 fluturime u anuluan të shtunën dhe më shumë se 3,100 për Krishtlindje.

RonaTyra

Rreth 3,800 fluturime në ose jashtë aeroporteve të SHBA janë anuluar që nga ora 19:00, me orën lokale, të hënën, sipas sajtit gjurmues FlightAware.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu