Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave në Vlorë, për tragetet…

0
Gjigandi

Përkeqësimi i kushteve atmosferike mëngjesin e kësaj të premteje ka sjellë pezullimin e lundrimit për të gjitha mjetet e vogla lundruese në gjirin e Vlorës.

Po ashtu nuk janë lejuar që të dalin në det të hapur edhe anijet e peshkimit.

Kapiteneria e portit iu ka bërë thirrje  të gjithë drejtuesve të këtyre mjeteve lundruese të marrin masa për sigurimin e tyre.

Bazuar në të dhënat hidro-meteorologjike, lartësia e dallgëve parashikohet të jetë deri në 3 metra.

RonaTyra

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu