Motër e vëlla, pengje të Hamasit, publikohen mesazhet e fundit

0
Gjigandi

Ora 06.39, bipi i parë në Whatsapp. Maya: “Ne jemi mirë”. Ora 6.45, Maya: “Mos u shqetësoni”. 8.01, Maya: “Mami, të dua shumë shumë”.

Thirrje telefonike, ora 8.58, Maya: “Babi, më qëlluan. Më kanë qëlluar”. “Ku jeni?”. Maya: “Nuk e di, babi, po na vrasin”.

“Maya ku je, më dërgo vendndodhjen”.

Maya: “Nuk mundem babi, jemi të vdekur”.

“Fshihu! Gjeni një vend për t’u fshehur”.

RonaTyra

Maya: “Babi, të dua, jemi në makinë, nuk mund të dalim”.

– “Po vij drejt teje, më jep vendndodhjen”.

Heshtje. Fjalët e fundit që Ilan u thotë fëmijëve të tij që hipën në një kamionçinë të Hamasit janë “më jepni vendndodhjen”, sepse deri në fund ai besonte se mund t’i sillte në shtëpi.

Ilan Regev ishte në shtratin e tij me gruan e tij Merit kur mori një telefonatë nga Maya, 21 vjeçe dhe Itay, 18 vjeç.

Të shtunën më 7 tetor, motër e vëlla po kërcenin në Festivalin e Muzikës Nova kur terroristët hynë brenda, duke vrarë dhe marrë pengje.

Të afërmit

“Na ktheni fëmijët tanë”, janë fjalët e para të Merit në videochat. Ka tetë ditë që nuk ka fjetur e as nuk ka ngrënë, sepse “do të fle vetëm kur t’i kem këtu me vete”, vazhdon ajo.

Merit nuk lëviz kurrë. “Unë jam një grua e fortë”, thekson ajo. Por herë pas here, e ndërpret historinë dhe shkon në Whatsapp për të kontrolluar bisedën e Maya-s: “Kush e di, unë jam optimiste”, thotë ajo.

Familja Regev është nga Herzliya, afër Tel Avivit. Që nga e shtuna, ajo i është bashkuar grupit të të afërmve të pengjeve të Hamasit, që sipas autoriteteve janë 155 persona.

Dje, Benjamin Netanyahu i takoi për herë të parë: shumë familje e akuzojnë atë se i braktisi.

“Bibi duhet të largohet, e çoi vendin në rrënim dhe tani nuk di ta menaxhojë këtë fatkeqësi. Fillimisht ishte reforma në drejtësi, tani është shumë më keq. Një vit protestuam kundër tij, tani nuk ndalemi”, – tregon Liel, vëllai i një vajze tjetër 18-vjeçare, e cila përfundoi në rrjetin e Hamasit.

Të shtunën, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tzachi Hanegbi, tha se “Izraeli nuk do të zhvillojë negociata me një armik që ne premtuam ta zhdukim”.

Si kundërpërgjigje, familjarët e të burgosurve po mblidhen para Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv: “Na i ktheni në shtëpi”, ulërasin.

“Ne u kthyem të premten në mbrëmje nga një udhëtim në Meksikë. Sapo zbritën, Maya dhe Itay vrapuan për të shkuar në atë festival. Ata ishin shumë të lumtur”.

Merit, mamaja e Maya-s ngre zërin: “Fëmijët e mi nuk janë ushtarë, janë dy fëmijë të pafajshëm e të bukur”.

Një mike pranë saj vazhdon: “Konfirmimi i rrëmbimit të tyre erdhi përmes rrjeteve sociale”. Po atë mbrëmje, Hamasi publikoi një video, në të cilën Ilan dhe Merit njohën Itay-n, djalin e tyre të shtrirë me duar të lidhura në pjesën e pasme të një furgoni.

“Çfarë bëhet kur e sheh djalin tënd ashtu? A mund ta konceptojë mendja një skenë të tillë”.

Apeli

Merit kërkon një favor: “A mund të na ndihmojë Papa Françesku në negociata?” Më 7 tetor, Liel, megjithatë, ishte në komunitetin Beeri, ku u vranë të paktën njëqind njerëz.

Ai, nëna dhe gjyshja u fshehën gjatë sulmeve në “safety room” (dhomë e blinduar, që izraelitët i kanë ndërtuar brenda banesve të tyre për të qenë të sigurt).

Ndërsa “motrën time e morën peng. Telefoni i saj ishte lokalizuar në Gaza. Nëna ime vazhdon të marrë drogë psiko-trope”.

Liel thotë se i pa militantët në fytyrë: “Disa duhet të kenë qenë 14 vjeç. Hamasi po mban peng dy popuj”.

Fëmija i tretë i familjes, më i vogli, nuk shkoi në festival, tani është në shtëpi duke pritur motrën dhe vëllain e tij.

“Herë pas here e shoh të pikëlluar dhe të shqetësuar, por ai është optimist, na jep forcë dhe imagjinon momentin kur do të bashkohemi sërish”, ka komentuar Merit.

“Unë thjesht dua që Izraeli të zgjohet, nuk mund të shoh më civilë të rrëmbyer ose vrarë. Duhet bërë gjithçka që është e mundur për të sjellë Maya-n dhe Itay-n në shtëpi, ata duhet të kthehen, nuk ka mundësi të tjera”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu