Mos vallë Arbenita ironizoi sërish Feron dhe e quajti ‘të shëmtuar’?

0
Gjigandi

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë kryefjala e mediave rozë javët e fundit. E mes pikëpyetjeve të shumta për ndarjen e tyre, ironitë mes dy personazheve nuk kanë munguar.

I tillë duket të jetë edhe postimi i fundit i modeles. Ajo ka ndarë një status në mediat sociale ku thuhet: “Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare.”

Kështu, Arbenita ka dashur të nënkuptojë se edhe ajo ka dalë me një mashkull të shëmtuar, që na bën të mendojmë se ky është një thumb për Feron.

Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.

Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

RonaTyra

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu