Mori hakun e të atit duke vrarë bashkëfshatarin/ 17-vjeçari nga Lezha rrezikon 8 vite burg

0
Gjigandi

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17-vjeçarin Florian Përvathi, pasi vrau bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj për të marrë hakun e të atit.

I riu akuzohet për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Vrasja ndodhi mesditën e 24 janarit të këtij viti, në fshatin Manati teksa 65-vjeçari ishte në oborrin e banesës. Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, kur vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj vrau babain e autorit, Gjon Përvathin. Në të njëjtën ditë nëna e 17-vjeçarit u helmua dhe i dha fund jetës. Kjo gjë bëri që i mituri të rritet jetim.

Ndërkohë Ndue Lekgjonaj, i cili ndodhet jashtë shtetit, u dënua aso kohe për krimin me 10 vite burg nga të cilat kreu vetëm 7 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu