Momenti i shpërthimit në avionin më të madh në botë, nevojiten 500 mln dollarë për ta rindërtuar

0
Gjigandi

Teksa kanë kaluar 10 muaj nga shkatërrimi i avionit më të madh në botë të mallrave, Antonov An-225, është publikuar një foto menjëherë pas momentit të sulmit në aeroportin Gostomel.

Foto pretendohet se është shkrepur nga një ushtar rus më 27 shkurt, ndërsa avioni duket në flakë menjëherë pas shpërthimit. Pranë tij janë edhe disa automjete ushtarake ruse, të cilat morën nën kontroll në bazën Hostomel, pranë Kievit.

Tashmë, kompania ka konfirmuar planet për rindërtimin e gjigantit të ajrit. Fillimisht, kompania Antonov tha se do të duheshin 3 miliardë dollarë për rindërtimin dhe ai do të zgjaste të paktën 5 vjet.

Më pas, kompania konfirmoi për CNN se po punonte për projektin, duke theksuar se ka ende elemente të avionit të cilat mund të përdoren në rindërtimin e tij. Sipas ekspertëve, rindërtimi do të kushtojë të paktën 500 milionë euro.

I mbiquajtur “Mriya” – “ëndërr” në gjuhën ukrainase – avioni u ndërtua në vitet 1980 për të transportuar anijen kozmike sovjetike. Ky avion kishte rreth dyfishin e kapacitetit të Boeing 747, i shtrirë në 84 metra dhe kishte hapësirën më të gjatë të krahëve të çdo avioni operacional. Deri më sot, ai është avioni më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë, sipas CNN.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu